Dalin prova të reja ndaj ‘financierit’ të Habilajve, Seiti në burg pa afat

502
Gjykata e Krimeve të Rënda ka bllokuar ekstradimin drejt Italisë të financierit të grupit kriminal ‘Habilaj’, Nazer Seiti. Gjykata ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg pa afat’ për Seitin, duke bllokuar ekstradimin e tij deri në përfundim të hetimeve në Shqipëri.
“Seiti me Habilajt kanë udhëtuar drejt Italisë, kanë takuar avokatin e Sabaudin Çelës dhe i kanë dhënë para. Janë përgjuar për vendet ku do të shkarkohej droga”, tha Prokuroria.
Ndërkohë, sipas Prokurorisë për herë të parë emri i Moisi Habilajt, person nën hetim, del në vitin 2012, kur është arrestuar në operacion ‘Odesa’ Erson Zhuka, dhe që nga ajo kohë janë bërë hetime dhe nuk është mbajtur në vëzhgim grupi i Moisi Habilajt.
Akoma nuk ka një vendim nga Gjykata e Krimeve të Rënda, nëse do të shtyjë masën për financierin e grupit kriminal, për të cilin deri tani ka dy masa në fuqi, njëra për ekstradimin e tij drejt Italisë, që skadon më 14 nëntor.