Banesa në Vlorë përfshihet nga flakët, ndërron jetë 74-vjeçari që ndodhej brenda

11
Sigal

Një banesë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në qytetin e Vlorës, ndërsa për pasojë një 74-vjeçar ka ndërruar jetë.

Raportohet se banesa që ndodhet pranë sheshit “Omonia” në qytetin e Vlorës është në pronësinë e shtetases S. Zh., ndërsa viktima është vëllai i saj 74-vjeçar, i cili ishte tetraplegjik.

Sakaq, besohet se zjarri ka qenë aksidental, ndërsa grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:00, në lagjen “28 Nëntori”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetases S. Zh., ku si pasojë e dëmtimeve të shkaktuara nga flakët, ka humbur jetën, brenda në banesë, vëllai i saj shtetasi G. R., 74 vjeç, (tetraplegjik).

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.