Dalin para gjykatës, ‘arrest më burg’ për grupin e tritolit

638
Arrest me burg ka dhënë gjatë të shtunës Gjykata e Elbasanit për të gjithë anetarët grupit që u arrestuan nga policia në kuader të Operacionit “Porosia” i cili u zhvillua mbrëmjen e 7 shkurtit dhe paraditen e 8 shkurtit.
Ndaj Geraldo Yzeirllari, Kristi Maxhari, Kristian Petani, Edmond Abazi, Gazmor Kokla dhe Ergest Lipo u caktua masa e sigurise “arrest me burg” 
Ata akuzohen se janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Gjatë operacionit u sekuestruan eksploziv, armë dhe drogë.
Ndërkohë Gjyqtari Ramazan Adviu dha vendimin për masën e sigurisë. Shtetasve Geraldo Yzeirllari dhe Kristi Maxhari iu janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 82 kallëpe e dyshuar si lëndë plasëse tritor. Shtetasit Edmond Abazi iu ëshët gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 1.5 kg lëndë narkotike, e dyshuar kanabis sattiva. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Gazmor Kokla në Gramsh janë gjetur 1 armë automatik, një pushkë model 56 dhe një sasi prej 440 fishekë, 3 automjete, 15 celularë si edhe një sasi e konsiderueshme vlera monetare.”
Në kërkim janë shpallur edh dy persona. Grupi dyshohet si i përfshirë në atentatin ndaj Lulzim Kullës në Shkodër më 13 janar 2018.
Sigal