Çmimet e agrumeve në tokë! Në Lushnjë, fermerët po shesin me 10 lekë mandarinat

97
Sigal

Në tregun e fruta-perimeve ne Lushnjë, çmimet e agrumeve janë më të ulëta se kurrë. Një kilogram mandarina shitet nga 10 deri në 20 lekë ndërsa portokalli 30 lekë për kilogram. Fermerët tregojnë se nuk arrijnë ta shesin prodhimin në treg.

Fermerët thonë se rol në këtë situatë kanë dhe pikat e grumbullimit që sipas tyre marrin mall në Greqi dhe lënë të kalbet prodhimi vendor. Të zhytur në borxhe, fermerët kanë përpara një vit të pasigurt dhe për situatën fajësojnë Ministrinë e Bujqësisë