Një grua 52 vjeçare është qëlluar për vdekje me thikë nga burri i saj. Familja përbëhej nga ata të dy dhe tre fëmijët. Krimi ka ndodhur në Varese, në një familje emigrantësh shqiptarë.
Viktimë e kësaj ngjarje ka mbetur Diana Vrapi, 52 vjeçe, ndërsa policia ka arrestuar të shoqin, Muhamed Vrapin, 62 vjeç, i cili është vetëshpallur fajtor.
Mjeku ligjor ka bërë të ditur se gruaja ishte qëlluar 15 herë me thikë.
Nuk dihen ende arsyet e sigurta të këtij krimi të rëndë, por mendohet se gjithçka është kryer për motive xhelozie.