Biznesmenë dhe policë të përfshirë në trafik droge? Hajdarmataj jep detaje për “Shefi”-n

1015
Duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve të pranishëm në konferencë, Kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj tha se deri tani nuk ka informacione që pjesë e grupit të trafikut të drogës të goditur dy ditë më parë, të jenë të përfshirë biznesmenë, apo efektivë të policsë shqiptare.
“Ne do bëjmë hetime, nuk na rezulton të ketë pasur biznesmenë apo përfshirje të të arrestuarve në aktivitete biznesi. Këto do jenëe pjesë e hetimit në vazhdim. Nuk ka pasur bashkëpunim të strukturave kriminale as me policinë. Është rasti të diskutojmë për çështje që janë objekt i kësaj konferene”,- tha Hajdarmataj para gazetarëve.
Hetimet për grupin kriminal me 43 të arrestuar në Shqipëri e Itali, kanë nisur që në 2016 kur në vendin fqinj janë sekuestruar sasi të mëdha kanabisi. Detajet e operacionit “Shefi” i bëri me dije kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj dhe Ettore Cardinali, prokurori i anti-mafias së Barit.
Ndërsa Hajdarmataj pranoi që për kapjen e këtij grupi që trafikonte drogë nga Shqipëria në Itali u desh edhe ndihma e DIA-s, Ettore Cardinali tha se ishin kryer hetime edhe në nivele të lara, “duke zbuluar kështu edhe kuptimin e emrit “Shefi” që iu vendos operacionit.
“Ne do bëjmë hetime, nuk na rezulton të ketë pasur biznesmenë apo përfshirje të të arrestuarve në aktivitete biznesi. Këto do jenë pjesë e hetimit në vazhdim. Nuk ka pasur bashkëpunim të strukturave kriminale as me policinë. Është rasti të diskutojmë për çështje që janë objekt i kësaj konference”,- tha Hajdarmataj para gazetarëve.
Emrat e shqiptarëve të arrestuar
1-Dritan Naci, 31 vjeç
2-Mariglen Shusha, 31
3-Marlian Aliaj, 22
4-Andi Peshku, 24
5-Vullnet Daci, 28
6-Gezim Bircaj, 53
7-Malton Lleshi, 34
8-Fiqiret Seferi, 53
9-Ernest Peza, 26
10-Leonidha Sejdiaj, 51
11-Elton Ismaili, 38
12-Ferhat Hajdini, 44
13-Vullnet Cila, 38
14-Shpetim Shehi, 38
15-Donial Drolli, 28
16-Ibrahim Xhihani, 25
17-Ergen Seferi, 27
18-Arian Kërtusha, 47
19-Senat Hallunaj, 22
20-Hamid Seferi, 24
Sigal