Baza e tritolit në Fushë Krujë Gjykata burg dy të dyshuarve

480
Gjykata e Krimeve të Rënda ka filluar sot dhënien e masave të arrestit nga 5 të arrestuave për bazën e tritolit në Fushë Krujë, ku gjetën dhe u sekuestruan një sasi prej 30 kilogramë lëndë plasëse tritol dhe 10 kilogramë C4.
Deri në këto momente Gjykata e Krimeve të Rënda ka përcaktuar masën e arrestit me burg për Ylli Zallën dhe Fatjon Cacën, ndërsa pritet vendimi për Bedri Muratin, Astrit Zgurin dhe 17-vjeçarin A. Z.
Arrestimi i tyre ka ardhur pas finalizimit të operacionit të koduar “Kronometri, pas dy muajsh hetime nga sektori për Trafiqet dhe Narkotikët në Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Të arrestuarit në kuadër të këtij operacioni janë Astrit Zguri 38 vjeç lindur dhe banues ne fshatin Larushk, Krujë, dënuar më parë për veprën penale të vrasjes. Bedri Murati, shofer i kryetarit të komunës Cudhi të Krujës, Ylli Zalla 38 vjeç lindur dhe banues në fshatin Zall, Krujë, dënuar më parë për vepra të ndryshme penale. Fatjon Caca 31 vjeç lindur dhe banues në fshatin Nikel, Krujë si dhe A. Z 17 vjeç lindur dhe banues në fshatin Larushk.
Sigal