Babai nga Mitrovica njoftoi vdekjen e djalit në “Facebook”, mjekët e shpëtojnë gjatë operacionit

554
Sigal

Një prind nga Mitrovica, para pak minutave, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook e ka shpallur djalin e tij të vdekur. Por i biri 15-vjeçar kishe qenë në sallën e operacionit duke marrë ndihmën emergjente nga mjekët. Fatmirësisht ai ka shpëtuar. Fëmija, A.B., nga Mitrovica për 15 minuta u shpall i vdekur.

Por i gjithë ky njoftim doli të jetë i ngutshëm nga ana e babait të 15-vjeçarit. Për disa minuta statusi i tij mori dhenë në Facebook.

M.B., nga veriu i Mitrovicës, njoftoi nëpërmjet një statusi në Facebook, se djali i tij që ra në pishinë ka ndërruar jetë. Por pas pak minutash statusi i tij u fshi.

Mjekët arritën ta shpëtojnë djalin i cili ndodhet në koma. Babai ka sqaruar për Express se u ngut me këtë lajm dhe se të njëjtin e ka shkruar për shkak të thirjeve të shumta që ia kanë bërë të afërmit për t’u interesuar rreth shëndetit të birit të tyre.

Faktin se djali është gjallë e kanë konfirmuar për Express edhe zyrtarë në policinë rajonale të Mitrovicës. Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë në këtë rajon, i tha Express-it se në bazë të informatave të fundit që i kanë ata, gjendja shëndetësore e djalit është e qëndrueshme.

Mediat dje kanë raportuar se pushuesi (i mituri), pas zhytjes në pishinë nuk ka mundur të dalë vetë më, por është nxjerrë nga të pranishmit në gjendje të rëndë, pasi që dyshohej se ka pësuar gjakderdhje të brendshme. Pas nxjerrjes nga uji, ai ishte dërguar urgjentisht në QKUK për trajtim mjekësor.