VIDEO/ Shkatërrohet banda e grabitësve të mitur në Tiranë, bënin “kërdinë” nga Liqeni

463
Policia e Tiranës ka shkatërruar një grup kriminal që ishte kthyer në tmerrin e kalimtarëve dhe qytetarëve në kodrat e Liqenit Artificial duke arrestuar 4 adoleshentë nga 15-18 vjeç.
Në kuadër të operacionit të koduar “Mesnata”, specialistët e Komisariatit të Policisë Nr.1, kanë arrestuar shtetasit:
• E. Gj., 15 vjeç, banues në Tiranë
• K. H., 17 vjeç, banues në Tiranë.
• E.M., 16 vjeç, banues në Tiranë
• A. Gj., 18 vjeç, banues në Tiranë
Shtetasve të sipërpërmendur, iu është arritur t’i dokumentohet me prova ligjore se janë autorë të ngjarjeve të ndodhura më:
– 08.10.2017, kanë vjedhur me dhunë, aparatin telefonik të markës “IPhone 7”, shtetasit L. R.
– 08.10.2017, kanë vjedhur me dhunë, aparatin telefonik të markës “Samsung S5”, shtetasit K. Gj.
– 10.09.2017, kanë vjedhur me dhunë, aparatet telefonik të markave “Samsung S7 EG” dhe “IPhone 5S”, shtetasve T. H. dhe R. C.
– 14.06.2017, kanë vjedhur me dhunë, aparatin telefonik të markës “Samsung Galaxy S6”, shtetases E. G.
Në kuadër të këtij operacioni është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale të:
– Një “IPhone 7”, në pronësi të shtetasit L. R.
– Një “Samsung S 5”, në pronësi të shtetasit K. Gj.
– Një “Samsung S 7 EG”, në pronësi të shtetasit T. H.
– 15 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.
– Një krehër pistolete pa fishekë.
– Një kaçavidë me ngjyrë blu të cilën e përdornin për të bërë vjedhjet.
Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale, “Vjedhje me dhunë”, e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhim dhe mbajtje e lëndëve narkotike”.
Sigal