Atentati në Vlorë, humb jetën në spital 40-vjeçari

188
Sigal

Një atentat mafioz ka ndodhur këtë të hënë në Vlorë, ku si pasojë ka humbur jetën një 40 vjeçar.

Policia ka bërë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip” BMW” me drejtues shtetasin B. B rreth 40 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra është transportuar në spitalin e Vlorës, ku dhe ka ndërruar jetë

Ndërkohë deri më tani uniformat blu nuk japin asnjë informacion në lidhje me shkaqet e kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip” BMW” me drejtues shtetasin B. B rreth 40 vjeç ,i cili si pasojë e plagëve të marra është transportuar në spitalin e Vlorës, ku dhe ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Vlorë, të Komisariatit të Policisë Vlorë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit.