Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara për “Evidentimin dhe shkatërrimin e parcelave të kultivuara me bimë narkotike “, Efektivat e Komisariatit të Policisë Tepelenë kanë evidentuar dhe asgjesuar 1.038 bimë narkotike të kultivuara në 11 parcela të hapura rishtas dhe konkretisht:
Në fshatin Zhapokikë 2, Bashkia Memaliaj, në vendin e quajtur “Perroi i madh”, në 4 parcela në afërsi me njëra-tjetër, në tokë të hapur rishtazi pa pronar, u gjetën të kultivuara dhe asgjesuan 809 bimë narkotike të dyshuara si Canabis sattiva, me një lartësi 40 – 220 cm.
Si dhe në fshatin Dukaj, Bashkia Tepelenë , në vendin e quajtur “Ladove”, në 7 parcela në afërsi me njëra – tjetër, në tokë të hapur rishtazi pa pronar, u gjetën të kultivuara dhe asgjesuan 229 bimë narkotike të dyshuara si Canabis sattiva, me një lartësi 60 – 240 cm. Vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve , si dhe për evidentimin dhe asgjesimin e sipërfaqjeve të tjera të kultivuara me bimë narkotike në territorin e rrethit Tepelenë.