Bllokohet trafiku, në Fushë-Krujë radha e mjeteve 3 km

534
Një stuhi e papritur e shoqëruar me reshje shiu ka prekur sot Fushë-Krujën. Për pasojë janë rrëzuar pemë e tabela në rrugë, çka ka sjellë edhe bllokimin e trafikut. Bëhet me dije se trafiku është bllokuar pranë Urës së Tapizës, ku radha e automjeteve shkon deri në 3 km. Shoferët e automjeteve ankohen se kanë mbetur të bllokuar prej një ore, ndërsa askush nuk merr masa për të pastruar rrugën nga pemët e tabelat e rrëzuara.
Sigal