Arrestohet shqiptari me 1.4 kile kokainë në dollap, emri

460
Karabinierët e San Salvos në Itali kanë arrestuar një shtetas shqiptar, Agim Cafi, 38 vjeç, me akuzën për zotërim dhe shpërndarje droge. Gjatë kontrollit në shtëpi, karabinerët i kanë gjetur një kile e 400 gramë kokainë të fshehur në një kuti brenda dollapit.
Prej kohësh ushtarakët bënon kontrolle në zonë në lidhje me shpërndarjen e drogës dhe një prej tyre ishte edhe në shtëpinë e Cafit.
Kokaina ishte e ndarë në disa qese plastike të vendosura brenda kutisë. Tani Cafi është në burgun e Vastos në pritje të masës së sigurisë nga gjykata.
Sigal