Arrestohet në Shëngjin 39 vjeçari, ishte në kërkim ndërkombëtar për trafikimin e 100 kg kokainë

242
Sigal

Falë një operacioni të përbashkët, Policia e Shtetit njoftoi arrestimin e një 39 vjeçari. Ardian Sufaj, i shpallur në kërkim ndërkombëtar u arrestua në Shëngjin. Urdhër arresti ndaj tij ishte lëshuar nga shteti italian pasi është nën akuzë për “Trafikim narkotikësh”, “Organizatë kriminale” dhe “Pengmarrje”.

Operacioni që mbajti emrin e koduar “Genova” ishte një operacion i përbashkët mes policisë shqiptare dhe asaj italiane. Me arrestimin në Shëngjin të 39 vjeçarit, pritet që ky i fundit të ekstradohet drejt Italisë. Sufaj, gjatë muajve tetor 2022- janar 2023, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, blenë dhe trafikuan 100 kg kokainë nga Ekuadori, me qëllim për ta shitur atë në Itali. Por gjatë transportimit, kjo sasi e kokainës është vjedhur çka ka bërë që Sufaj dhe shtetas të tjerë të paidentifikuar nën kërcënimin e armës të merrnin peng një shtetas, me qëllim për të mbledhjur informacionit për vjedhjen e kokainës.

Pas arrestimit pritet që bashkëpunimi i Interpol Tirana, dhe Interpol Roma, të vijoj me procedurat për ekstradimin e 39 vjeçarit të arrestuar në Shëngjin për në Itali.