Kush është vajza në video me Safet Gjicin? Mediat zbulojnë identitetin e saj

298
Sigal

Video që tronditi opinionin publik në Shqipëri, ku shfaqej në një marrëdhënie intime kryetari i bashkisë së Kukësit Safet Gjici me një vajzë në zyrat e Bashkisë, ka nxitur kureshtjen e mediatikëve të ndryshëm për të kërkuar rreth “vajzës misterioze”. Safet Gjici protagonisti kryesor i kësaj video ishte i pari që ndezi kureshtje ku në një reagim tha të premten se “kishte rënë pre e një kurthi të orkestruar”, siç e cilësoi ai.

Disa media online në Shqipëri ngritën dyshime mbi vajzën që u filmua në zyrën e Safet Gjicit. Përmes videos që qarkulloi me shpejtësi në rrjete sociale mediat shkruajtën se ajo mund të jetë Alma Kaçi. Duke i’u referuar mediave, mësohet se ajo ka përdorur një kamera të vendosur në çantën e saj të cilën e ka lënë përballë tavolinës nga ku u rrregjistrua momenti i sikletshëm i ish-kryebashkiakut e Kukësit tashmë.

Të njëjtat media thonë përmes burime jo zyrtare, se vajza është një agjente e mirëtrajnuar, për të nxjerr në pah epshet e papërmbajtura të zyrtarëve të lartë. Me origjinë ajo është nga Berati por jeton në Durrës dhe vepron e mbrojtur nga një grup kriminal. Dyshohet se Alma Kaçi shfrytëzonte “kauza sociale” për tu takuar me zyrtarë të lartë, politkanë, njerëz të njohur e biznesmenë. Qëllimi është mjaft i thjeshtë, grupi që e ka infilturar shantazhon më pas viktimat duke u vendosur gjoba. Burimet jo zyrtare kanë thënë se vajza ka edhe video të tjera, ende të papublikuara me persona të njohur në Shqipëri. Alma Kaçi ka qenë e lidhur me zv.drejtorin e SHISH, Vladimir Elezi. Sot Elezi është drejtor i SHISH Kukës nga ku mendohet se lindi ideja për të filmuar Safet Gjicin.

Ndërkohë qarkullojnë informacone ende të pakonfirmuara se Alma Kaçi ishte vajza që u përdorë për të filmuar ish-drejtorin e Hekurudhës Genci Alizotin, në një komunikim erotik me telefon Alizoti ndërroi jetë 4 muaj më vonë, pas një ataku kardiak, e të tjera zëra thonë se u vetëvra nga turpi. Nuk dihet ende se cila është lista e personave të përfshirë në skandalet seksuale vetëm të kësaj vajze, pasi zëra shtohen çdo ditë për zyrtarë të përfshirë ngjarje të tilla.

E megjithatë, kjo nuk e justifikon faktin se një kryebashkiak duhet ta kthejë zyrën e tij në motel për të përmbushur epshet e tij seksuale. Përtej faktit se Alma Kaçi mund te jetë e punësuar dhe drejtësia mund të zbulojë rrjetin e gjobëvënësve, përgjegjësia bie mbi zyrtarët e lartë që joshen si skllevër ndaj trupit të femrës së parë që u hynë në zyrë. / JOQ