Arrestohet në Lazarat 65-vjeçari Daut Çelo, i shpallur në kërkim për trafik droge

438
Policia e Gjirokastrës në kuadër të një operacioni për personat e shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike ka arrestuar një 65 vjeçar nga Lazarati.
Shtetasi Daut Çelo ishte shpallur në kërkim që prej qershorit të vitit 2014. Ai akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Ai ishte dënuar më herët me 4 vjet e 8 muaj burg për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.
Sigal