Ja sa ujë duhet të konsumoni, kur merreni me aktivitet fizik

502
Instituti Amerikan i Mjekësisë rekomandon konsumin ditor prej rreth 3.5 litra ujë për meshkuj dhe 2.5 litra ujë për femra. Kjo sasi përfshinë të gjithë sasinë e ujit të cilën e konsumojmë edhe përmes ushqimit gjatë ditës.
Hulumtimet kanë treguar se në kushte të temperaturës së lartë, trupit i nevojiten rreth 30 minuta kohë që të dehidrohet.
Për këtë arsye, gjatë ushtrimeve në temperatura të larta është me rëndësi shkurtimi i kohëzgjatjes së ushtrimeve, ulja e intensitetit të parashikuar të punës dhe veshja e përshtatshme.
Nëse ushtrohemi në temperaturë të lartë, këshillohet që të pimë 150-300 ml ujë çdo 20 minuta për arsye të mirëmbajtjes së gjendjes hidratuese të trupit.
Sigal