Kosovë: Qeveria i jep dritën jeshile operatorit telefonik serb

422
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës udhëzuar Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare që të bëjë autorizimin e përkohshëm dhe të kufizuar për operatorin e ri serb të telefonisë mobile “MTS”, që të fillojë punën në Kosovë nga koha kur vendit do t`i miratohet kodi telefonik 383.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci ka bërë të ditur se fillimi i operimit të këtij operatori është konform negociatave teknike që janë zhvilluar në Bruksel.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin me të cilin udhëzohet Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare që të lëshojë autorizimin e përkohshëm dhe të kufizuar për operim të ndërmarrjet së re ‘MTS’ D.O.O. Vendimi do të hyjë në fuqi, ditën që autoriteti ndërkombëtar i telekomunikimeve do t’i ndaj Republikës së Kosovës kodin telefonik”,- thuhet në komunikatën e lëshuar nga Qeveria e Kosovës.
Sigal