Arrestohet në Kosovë “Baroni i Drogës”, Gëzim Çela

25
Sigal

Është arrestuar në Kosovë Gëzim Çela i shpallur në kërkim nga SPAK në vijim të operacionit të ekzekutuar në muajin gusht të koduar “Flakë në Det” ku u godit një tentativë e trafikimit të drogës me varkë velierë nga lugina e Patokut në drejtim të Italisë, më konkretisht dyshohet se do shkëmbehej në mes të detit kanabis me kokainë.

Gëzim Çela njihet ndryshe me nofkën “Baroni i drogës”, teksa që prej vitit 2015 ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar pas një vendimi të dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Gjatë hetimit të asaj periudhe, Çelën shfaqet si organizator dhe financues i një grupi kriminal, që kryente trafikun e heroinës dhe hashashit në Kosovë, Greqi dhe në Itali.

Çela, rezulton i dënuar me 20 vite burgim nga Gjykata e Krimeve të Rënda, por që nga viti 2015, policia nuk ka mundur ta lokalizojë dhe arrestojë, megjithëse ka pasur mjaft informacione se ai qëndron i lirë në zonën e lagunës së Patokut.

Çela ka vijuar aktivitetin e tij i pashqetësuar. Ndërsa grupi ku ai është dënuar për herë të parë, përbëhej nga Valentina Tufina e njohur si “Tezja e Kokainës”, Fran Mërdhoci, Alfred Mikeli, Arif Çela, Viktor Lekgega, Reald Hysolli etj.