Arrestohet ne Elbasan i dënuari për prostitucion në Itali, ja emri

615
Eshtë arrestuar me qëllim ekstradimin një 50 vjeçar në Elbasan pasi është denuar nga gjykatat italine për shfrytesim prostitusioni.
Në njfotim e policisë thuhet se: Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Zyrën Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana, pas një pune të mirëorganizuar kanë bërë kapjen dhe arrestimin e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasi: Gjon Glina, ( alias Gjon Maska) 50 vjeç banues në Elbasan. Kapja e këtij shtetasi u bë në rrugë, në Lagjen “Haxhias” Elbasan.
Ky shtetas më datë 27.03.2018 është shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Roma, Itali, pasi: Gjykata e Apelit e Romës, Itali me vendim të datës 17.07.2009, e ka dënuar me 6 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Shfrytëzim Prostitucioni” parashikuar nga neni 3 nr.4 i Kodit Penal Italian dhe neni 6, 8 Y 4 i Ligjit 75/1958
Sigal