Arrestohet autori, pasi plagosi me armë zjarri në Shijak

411
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Shijak, në fshatin Karpën- Maminas ku një person u qëllua me çifte në këmbë.
I plagosur ka mbetur shtetasi me iniciale B.B., 31 vjec, i cili ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Hamid Bala 27 vjeç, banues në fshatin Karpën-Maminas, Shijak.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e autorit, u konstatua një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, si dhe iu gjetën dhe iu sekustruan në cilësinë e provave materiale:
-arma e krimit, një armë gjahu çifte;
-53 fishekë;
-një gjerdan për fishekë armë gjahu.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Plagosja e rëndë me dashje”,Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”,Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”dhe”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”parashikuar në nenet 88,137, 278 dhe 280 të Kodit Penal.
Sigal