Mbi 1 mijë azilkërkues shqiptarë do të kthehen nga Holanda

508
Holanda ka arritur një marrëveshje me Shqipërinë sipas të cilës do të kthehen mbrapsht të gjithë shqiptarët të cilëve iu është refuzuar kërkesa e tyre për azil.
Lajmi është bërë i ditur dje nga ministri i Sigurisë dhe Drejtësisë në Holandë.
Përmes një deklarate për shtyp që mban datën 29 janar 2016, informohet se kjo marrëveshje është arritur gjatë një vizite që një përfaqësi e Shërbimit për Riatdhesim ka bërë në Tiranë.
Në katër muajt e fundit më shumë se 750 shqiptarë ishin në Holandë për azil. Për të gjithë vitin 2015 ka pasur një fluks prej më shumë se 1,000 azilkërkuesve shqiptarë.Asnjëri prej tyre nuk ka marrë leje qëndrimi.
Për transportimin e këtyre personave qeveria holandeze do të angazhojë avionë të posaçëm.
Ministria fton të gjithë shqiptarët që të paraqiten vullnetarisht pranë Shërbimit për Riatdhesim në mënyrë që të organizojnë sa më mirë transportin, ndryshe do të deportohen me forcë.
Sigal