Arrestohet 30 vjeçari, qëllon me armë në drejtim të lokalet pas zënkës me pronarin

408
Shtetasi Aleks Margjoni është ndaluar nga policia mëngjesin e sotëm pasi ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të një lokali në Barbullojë të Lezhës.
“Pasi në Barbullojë, për motive të dobëta ka qëlluar me armë gjahu në drejtimin e lokalit të shtetasit P.D. , banues në Shënkoll – Lezhë duke thyer xhamat e lokalit. Më pas është larguar me automjetin e tij ,ku është kapur nga shërbimet e policisë duke drejtuar mjetin tip benz në gjendje të dehur” informon policia e Lezhës.
Pasi policia e ka vënë atë në pranga atij i është sekuestruar arma e gjahut.
Shtetasi është arrestuar nën akuzat e mbajtjes pa leje e armëve të gjahut” “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Drejtim mjeti në gjendje të dehur”parashikuar nga nenet 280 ,84, 274, 291 të Kodit Penal.
Sigal