Një pistoletë dhe një kallashnikov janë gjetur në një shtëpi në Maminas.
Për këtë arsye, policia në Shijak ka arrestuar një 30-vjeçar ndërsa shpalli në kërkim babain e tij.
Uniformat blu përveç armëve të zjarrit sekuestruan edhe katër karitorë dhe 154 fishekë luftarakë.
“Punohet për kapjen e 54-vjeçarit”, njoftoi policia.