Alarm për bombë në hotel në zemër të Tiranës, policia bllokon zonën

41
Sigal

Një alarm për bombë ka tronditur sot qendrën e Tiranës, ku policia ka reaguar me shpejtësi duke rrethuar një hotel të njohur në zonë. Personeli dhe klientët janë evakuuar menjëherë, ndërsa njësitë antieksplozive po punojnë për të verifikuar dhe neutralizuar çdo kërcënim.

Policia ka krijuar perimetër sigurie dhe i ka kërkuar qytetarëve të shmangin zonën për të garantuar sigurinë. Nuk dihen ende shkaqet e alarmit apo autorët e mundshëm, ndërsa hetimet vazhdojnë.