Aksion tek “Ura e Dajlanit”, pranga trafikantëve me 2 kg kokainë

474
Sigal

Në vijim të operacioneve për kapjen e personave të përshfirë në krim të organizuar e trafik droge, policia ka ndaluar ditën e djeshme 2 vetë në Durrës.

Aksioni u zhvillua mbrëmjen e djeshme tek zona e quajtur “Ura e Dajlanit”. Pas një hetimi 2 mujor, policia arriti të vërë në pranga 2 persona, identitetet e të cilëve nuk bëhen ende me dije.

Mësohet se nga ky operacion janë sekuestruar 2 kg kokainë. Policia po vijon hetimin për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.