Aksidentohet nga kamioni, ndërron jetë në vendin e punës 38-vjeçari në Krujë

18
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në pikë inertesh në Krujë. Një punëtor, i identifikuar si Lulzim Balla, 38 vjeç, është përplasur nga një kamion i tonazhit të lartë.

I plagosuri është transportuar drejt spitalit, por nuk ka mundur që t’u mbijetojë plagëve të marra.

Sakaq, shoferi i kamionit është shoqëruar në komisariat, teksa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.