Aksidenti tragjik në Librazhd, raportohet për të paktën 1 të vdekur

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Kthesat e Dragostunjës në Librazhd.

Raportohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe si pasojë, dyshohet se ka mbetur i vdekur një person.

Sigal

Paraprakisht dyshohet se mjeti ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi tej normave, dhe ka humbur kontrollin në një kthesë. Pasi ka dalë jashtë rrugës automobilistike ka rënë nga lartësia duke u rrokullisur dhe përfunduar në trasenë e linjës hekurudhore.