Aksidenti në Elbasan, ndërron jetë dhe 56-vjeçari

402
Sigal

Sot pasdite një aksident i rëndë automobilistik ndodhi në aksin rrugor Elbasan-Cërrik.

Fillimisht u raportua për një të vdekur, ndërsa ka ndërruar jetë edhe personi që fillimisht mbeti i plagosur nga aksidenti.

Siç raportohet, ka ndërruar jetë në spitali edhe 56-vjeçari Fatos Qosa.

Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Shirgjan, ku një makinë përplasi një motorçikletë. Qosa ishte pasagjer në motoçikletën e aksidentuar.

Në vendngjarje humbi jetën edhe drejtuesi i motoçikletës, 35-vjeçari Ervis Driza.