Sigal

Sipas Policisë Vendore, mësohet se aksidenti ndodhi sot, rreth orës 18:00, në aksin rrugor Burrel – Skuraj, në dalje të tunelit të Shkopetit. Mjeti tip “Benz” i drejtuar nga shtetasi Kol Bruka 50 vjeç, banues në Ulëz, ka dalë nga rruga duke rënë në greminë.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, i cili ndodhej i vetëm në mjet.

Informacion paraprak

Sot, rreth orës 18:00, në aksin rrugor Burrel – Skuraj , në dalje të tunelit të Shkopetit, mjeti tip “Benz” i drejtuar nga shtetasi K. B. 50 vjeç, banues në Ulëz, ka dalë nga rruga duke rënë në greminë.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, i cili ndodhej i vetëm në mjet.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryejnë veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit