Aksidenti i rëndë në Astir: Makina përplas dhe merr zvarrë këmbësorin te vijat e bardha, përfundon në koma

13
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Astirit, në Bulevardin Migjeni.

Sipas informacioneve paraprake, një burrë është përplasur nga një automjet ndërsa po kalonte vijat e bardha.

Burme bëjnë me dije se i plagosuri është piktor, i cili është tërhequr rreth katër metra zvarrë pas përplasjes.

Ai raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak të Traumës, në gjendje kome.