Një aksident zinxhir ka ndodhur këtë pasdite në autostradën Lushnjë-Vlorë.
Në aksident janë përfshirë shtatë automjete që udhëtonin në drejtim të Vlorës.
Si pasojë e përplasjes së fortë, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit për trajtim mjekësor.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, si dhe për normalizimin e trafikut në zonë.