Aksident tek Qafa e Koshovicës, 2 vdesin, 1 plagoset

2085
Sigal

Policia e pafuqishme për të parandaluar aksidentet dhe krimet

FIER- Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në vendin e quajtur Qafa e Koshovicës, në Fier. Dy persona kanë humbur jetën dhe 1 tjetër është plagosur. Sipas policisë, një automjet me targa të Fierit 5573 D është fërkuar me një tjetër mjet, çka ka sjellë humbjen e kontrollit dhe përplasjen me 2 mjete të tjera. Viktimat e aksidentit janë 30-vjeçari Taulant Troka nga fshati Kafaraj dhe Lorenc Troka, ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit Bejo Troka 28 vjeç. Personat kishin lidhje gjaku me njëri-tjetrin. Uniformat blu të qytetit të Fierit sqarojnë se, shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe e mjetit me targa të Fierit. Mësohet se drejtuesi i mjetit kishte pak ditë që ishte kthyer nga emigrimi, për plotësimin e dokumentacionit dhe më pas do të rikthehej sërish në vendin e punës, Itali.