Mësimi me dy turne tek Ekonomiku, rriten kuotat, kërkohet shtimi i ambienteve

622
Sigal

Intervista/Flet dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Prof. Dr. Sulo Hadëri, për vitin e ri akademik

Ashtu si edhe në disa fakultete të tjerë, edhe Fakultetin e Ekonomisë viti i ri akademik e gjen me shtime të kuotave dhe me mungesë të ambienteve. Në një intervistë të dhënë për “Telegraf”, dekani i këtij fakulteti, Prof. Dr. Sulo Hadëri ka vënë në dukje mungesën e ambienteve për shkak të shtimit të numrit të studentëve si dhe për shkak të futjes së sistemit të Masterit. Sipas dekanit, Fakulteti i Ekonomisë po punon me kapacitete maksimale dhe mësimi po zhvillohet me dy turne. Ndërkohë që në lidhje me stafin akademik ai ka shtuar që stafi ka nevojë për shtim edhe pse vitin që u mbyll janë shtuar edhe 10 pedagogë të rinj. Në lidhje me Masterat, zoti Haderi ka bërë të ditur se janë 13 programe studimi dhe nuk do të ketë programe të rinj këtë vit.

 -Zoti Hadëri, a keni kërkuar rritje të kuotave për Fakultetin e Ekonomisë për vitin e ri akademik?

Faktikisht ne jemi munduar që të ruajmë të njëjtin ritëm kuotash në krahasim me vitet e kaluara. Përgjithësisht kuotat janë në ato trende me një rritje të lehtë që kanë qenë edhe vitet kaluara. Pra kemi një rritje shumë të vogël dhe më tepër kemi një rritje strukturore në ato degë që kanë nevojë për ndryshime.

 -A janë marrë në konsideratë propozimet tuaja për kuotat e vitit të ri akademik nga Këshilli i Ministrave ?

-Kuotat që kemi propozuar ne pak a shumë janë të përputhshme me ato që ka miratuar Këshilli i Ministrave. Ne kemi qenë pak më të rezervuar, por do të thosha që pak a shumë janë të përafërta kuotat që kemi propozuar dhe ato që janë miratuar për vitin e ri akademik.

 -Po tarifat a do të kenë rritje për studentët që do jenë pjesë e Fakultetit të Ekonomisë?

Unë nuk kam ndonjë informacion deri më tani në lidhje me tarifat. Nuk na kanë ardhur akoma shkresat zyrtare.Po ashtu doja të thosha që edhe për kuotat akoma nuk na ka ardhur shkresa zyrtare, por kam marrë deri më tani vetëm njoftimin, shkresa presim që të na vijë në ditët në vijim.

 -Duke ditur që ka një rritje të lehtë të kuotave, a i keni ambientet e mjaftueshme për përballimin e studentëve?

Në përputhje me mundësitë që ne kemi, ne përpiqemi që t’u përgjigjeminevojave në rritje për ambiente edhe për shkak  rritjes së numrit të studentëve.Por kjo nuk ndodh vetëm për shkak të rritjes së numrit të studentëve, por ndodh edhe për shkak të rritjes së nivelit të studimeve. Pasi vitin që vjen ne hyjmë në vitin e dytë të Masterit Shkencor pesëvjeçar dhe për këtë na rritet numri i studentëve. Duke qenë se jemi fakultet i madh ne ofrojmë shumë programe përveçse full-time që janë, ne kemi edhe parti-time.Po ashtu ne ofrojmë edhe studime të Masterit edhe me part-time, ku kemi afërsisht 260 kuotë për vit. Ne realiasht jemi pak ngushtë me ambientet, për të mos thënë që jemi shumë ngushtë.

 -Në sa turne e zhvilloni mësimin në fakultetin tuaj, pasi ju thoni që jemi ngushtë me ambientet?

Ne punojmë me kapacitetet të plotë të mundësive që kemi, dhe mësimin e zhvillojmë në dy turne, por është mjaft e vështirë të punosh me dy turne. Kemi diskutuar edhe me Rektoratin për mundësinë e shtimit të ambienteve pranë Fakultetit të Ekonomisë për vitin e ri akademik.

-Cila ka qenë përgjigja nga Rektorati, përsa i përket shtimit të ambienteve në Fakultetin e Ekonomisë?

Përgjigja ka qënë që janë në pritje për të marrë disa ambiente të reja të NPV-së, dhe disa ambiente të tjera që për momentin nuk di më shumë në lidhje me këtë. Por na është thënë që për momentin do punojmë me ato ambiente ekzistuese dhe jemi në pritje akoma.

 -Ju më lart u shprehët që po punoni për të marrë ambiente të reja shtesë, po stafi akademik a është i plotë?

Faktikisht po të shikojmë raportet që i përkasin Shkencave Sociale, të numrit të studentëve për pedagog, ne i kemi mjaft të larta në karahasim me ata. Ne kemi punuar shumë me pedagogë të jashtëm dhe kemi afërsisht një numër të barabartë me pedagogët e brendshëm. Ne si Fakultet Ekonomik kemi marrë 8 pedagogë të rinjë dhe 2 në filiale, pasi ne mbulojmë edhe filialet e Kukësit dhe të Sarandës me mësimdhënie, kështu pra që numri i pedagogëve të rinjë arrin në 10 pedagogë, pasi 8 janë këtu dhe dy në filiale. Por keminevojë përsëri për pedagogë të jashtëm. Por përsa i përket Fakultetit të Ekonomisë, unë kam marrë edhe mendimin e stafit dhe ne mendojmë që fakulteti ynë i ka kaluar kufijtë optimalë përsa i përket ambienteve, numrit të pedagogëve, eficencës, pra është në kufijtë maksimalë.

 -Po cikli i Masterit si po shkon në Fakultetin e Ekonomisë, a do të ketë shtim të programeve të reja për vitin e ri akademik?

Ne sapo i kemi aprovuar masterat full-time, dhe janë të ndarë në Mastera Profesionalë dhe Mastera Shkencorë. Ky është viti i dytë që ne kemi masterat, kemi menduar që të bëjmë disa ndryshime kurrikulare, nuk do të kemi programe të reja për këtë vit të ri akademik. Ne kemi afërsisht 13 programe masteri.

 -Po shkolla e Doktoraturës si po vijon dhe a do të ketë ndonjë ndryshim?

-Shkolla e Doktoraturës është viti i dytë që ekziston në Fakultetin e Ekonomisë dhe nuk do të ketë ndonjë ndryshim, mund të bëhet ndonjë ndryshimi vogël strukturor.

 Mungesë ambientesh

Ne punojmë me kapacitetet e plota të mundësive që kemi dhe mësimin e zhvillojmë në dy turne në fakultetin tonë dhe është mjaft e vështirë të punosh me dy turne. Kemi diskutuar edhe me Rektoratin për mundësinë e shtimit të ambienteve pranë Fakultetit të Ekonomisë për vitin e ri akademik.

 Shtimi i pedagogëve

Përsa i përket Fakultetit të Ekonomisë unë kam marrë edhe mendimin e stafit dhe ne mendojmë që fakulteti ynë i ka kaluar kufijtë optimalë përsa i përket ambienteve, numrit të pedagogëve, eficencës, pra është në kufijtë maksimalë. Ne si Fakultet Ekonomik kemi marrë 8 pedagogë të rinj dhe 2 në filiale.

 Rriten kuotat

Faktikisht ne jemi munduar që të ruajmë të njëjtin ritëm kuotash në krahasim me vitet e kaluara. Përgjithësisht kuotat janë në ato trende me një rritje të lehtë që kanë qenë edhe vitet kaluara. Pra kemi një rritje shumë të vogël, dhe më tepër kemi një rritje strukturore në ato degë që kanënevojë për ndryshime dhe kërkojnë pak më shumë.