Aksident në rrugën nacionale Lushnjë-Berat, 5 të lënduar

35
Sigal

Një aksident me pasojë plagosjen e 5 personave është regjistruar pak momente më parë në rrugën nacionale Lushnjë-Berat.

Një mjet i tipit fuoristradë ka dalë nga rruga, ndërsa mësohet se katër nga të lënduarit janë transportuar në spitalin e Lushnjës, ku po marrin ndihmë mjekësore.

Sakaq policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.