Aksident në Mat, plagosen 5 persona

452

Një aksident automobilistik është aksidentuar sot në Mat, e për pasojë janë plagosur 5 pasagjerë. Ngjarja e ndodhi mëngjesin e sotëm. Mësohet se mjeti ishte nisur nga fshatrat drejt Burreli kur ai kishte dalë nga rruga.

Fill pas aksidentit të plagosurit, shtetasit R.K., 55 vjeç, L.K., 60 vjeçe, K.K., 48 vjeç dhe E.Ç., 24 vjeç u transportuan me urgjencë drejt spitalit, ndërsa shtetasi A.H, 67 vjeç ka disa fraktura në këmbë dhe është dërguar për mjekim të specializuar në Tiranë. Fatmirësisht 4 të plagosurit e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe më pas janë larguar nëpër banesat e tyre. Sapo u njoftua për aksidentin policia mbërriti në vendin e ngjarjes ndërsa nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISE

Rreth orës 07.20 jemi njoftuar se në fshatin Urakë ka dalë nga rruga mjeti tip furgon me targë AA 943 OP që drejtohej nga shtetasi H. D., ku udhëtonin 5 shtetas si pasgjerë. Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar jashtë rrezikut për jetën shtetasi A.H, 67 vjeç që ka disa fraktura në këmbë dhe është dërguar për mjekim të specializuar në Tiranë. Ndërsa 4 shtetasit e tjerë R.K 55 vjeç, L.K 60 vjeçe, K.K 48 vjeç dhe E.Ç 24 vjeç pas kontrollit mjeksor në Spitalin e Burrelit janë larguar në banesë. Në vend ngjarje ndodhet grupi hetimor ku nga veprimet paraprake rezulton se shkaku i daljes nga rruga ka qenë se ai segment rruge ishte i mbuluar me akull. Drejtuesi i automjetit nuk ka pësuar asnjë lëndim dhe ndodhet në vendngjarje. Vijojnë veprimet nga grupi hetimor.

Sigal