Aksident në Krujë, makina përplas motoçikletën, në gjendje të rëndë drejtuesi

176
Sigal

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e fshatit Bilaj, Krujë.

Një autoveturë tip “Opel”, me drejtues Stefan Muçën, ka goditur një motoçikletë.

Motoçikleta drejtohej nga Agustin Dobrozi, banor i këtij fshati.

Nga aksidenti është plagosur Agustin Dobrozi, i cili ndodhet në gjendje të rëndë te Spitali i Traumës në Tiranë.