Aksident në Korçë, dy të plagosur

26
Sigal

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Bilisht në afërsi të fshatit Kuç. Sipas informacioneve paraprake në aksident janë përfshirë 2 mjete e për pasojë kanë mbetur të lënduar lehtë dy drejtuesit e mjeteve por pa probleme për jetën.

Sipas policisë një mjet tip“Mercedes Benz” fillimisht ka humbur kontrollin duke u përplasur me një mjet tjetër e me pas ka përfunduar i përmbysur në anë të rrugës.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.