Dhu.noi për vde.kje ish-të dashurën/ Futbollisti italian dënohet me burgim të përjetshëm

19
Sigal

Modeli dhe ish-futbollisti 28-vjeçar në Itali është dënuar ditën e sotme me burgim të përjetshëm për përndjekjen dhe vrasjen e ish-të dashurës 56-vjeçare.

28-vjeçari Padovani, ish-mbrojtës i skuadrës së Sancataldese, mori sot dënimin për vrasjen brutale të ish-të dashurës modele Alessandra Matteuzzi, jashtë shtëpisë së saj në gusht 2022.

Alessandra i kishte telefonuar motrës Stefania, e cila kishte dëgjuar ulërimat e dhunës së Padovani, që e rrahu për vdekje me grushte dhe mjete të forta, që i mori në shtëpinë e saj në Bologna, në veri të Italisë.

Ai e kishte pritur para shtëpisë derisa nisi sulmin e tij teksa motra e të ndjerës Stefania dëgjoi gjithçka në telefon.

Ajo ka thënë më parë në një intervistë: “Sapo doli nga makina nisi të ulëriste: ‘Mos Giovanni, të lutem, ndihmë.’”

“Unë isha në telefon dhe njoftova policinë, të cilët erdhën shpejt”, shtonte e motra për ngjarjen.

Megjithëse Alessandra i mbijetoi fillimisht sulmit, ajo vdiq më vonë në spital nga plagët.