Aksident në Kamëz, makina përplas një këmbësor

8
Sigal

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Institut-Kamëz, ku një makinë ka përplasur një këmbësor.

Mjeti ka përplasur këmbësorin teksa ky i fundit po kalonte vijat e bardha.

I lënduari është dërguar në spital, ndërsa policia dhe grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.