Aksident në Gjirokastër, humb jetën kryetari i i Omonia-s, Theodhori Bezhani

362
Themeluesi dhe kryetari i i Omonia-s, Theodhori Bezhani, ka humbur jetën ditën e sotme si pasojë e një aksidenti rrugor. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në aksin Gjirokastër-Kakavijë në Jorgucat. Mjeti me të cilin udhëtonte Theodhori Bezhani ka dalë nga rruga pranë Jorgucat dhe është aksidentuar. Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetë kreu i Omonia-s, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ambulanca. Uniformat blu ndërkaq kanë nisur hetimet lidhur me shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.