Aksident në Elbasan-Metalurgjik, përplasen dy makina

889
Sigal

Në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji ka ndodhur një aksident automobilistik sot në mëngjes.

Një autoveturë tip ‘Opel’ është përfshirë në një përplasje me një automjet tjetër.

Nga kjo përplasje automjeti ka  pësuar dëmtime materiale, ku në rrugë dalloheshin pjesë të thyera xhami dhe plastike, krahas dëmtime të tjera të automjetit nga para.

Ndërkohë një autoambulancë u largua nga vendi i ngjarjes, me një person të lënduar.

Forca të policisë rrugore ishin në vend për të zbardhur shkaqet e aksidentit.