Aksident në Bulqizë, makina bie në greminë! Plagosen dy persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot pasditen në Bulqizë ku një makinë ka rënë në greminë.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën e fshatit Smollik. Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur dy persona.

Sigal

Mjeti ka përfunduar në greminë teksa po punohet për nxjerrjen e të plagosurve. Ndërhyrja e autoriteteve është e vështirë për shkak të terrenit të thyer.

Në vendngjarje kanë mbërritur dhe dy autoambulanca që do të transportojnë të plagosurit në spital.