Aksident në autostradën Durrës-Rrogozhinë, shoferi përplas kalimtarin

44
Sigal

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premte në autostradën Durrës-Rrogozhinë, afër fshatit Harizaj.

Në makinë tip ‘Renualt Clio’ me shofer shtetasin R.K., ka përplasur një këmbësor, shtetasin me iniciale N.T, 60 vjeç. Ky i fundit është nisur me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ndërsa ende nuk dihet si paraitet gjendja e tij.

Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit nuk dihen ende. Pritet një reagim nga ana e bluve për zbardhjen e plotë të rastit.