Aksident në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit, dy persona të lënduar

74
Sigal

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Hani i hotit. Dy automjete janë përplasur më njëra tjetrën në afërsi të fshatit Grizhdë.

Mësohet se një mjeti tip “Benz” me targë malazeze është përplasur me një makinë të tipit “Golf 5”.

Si pasojë e aksidentit dyshohet të jenë plagosur dy persona të cilët janë nisur për të marrë ndihmë mjekësore me anë të ambulancës që ka mbërritur në vendngjarje.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.