Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, tre të plagosur

423
Sigal

Tre persona kanë mbetur të plagosur në një aksident aksin rrugor Librazhd-Përrenjas.

“Mjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin me iniciale I. I., 22 vjeç, banues në Shkodër, është përplasur me mjetin tip  “Benz”,me drejtues shtetasin me iniciale B.Ç., 59 vjeç banues në Librazhd, në fshatin Pishkash,”-raporton policia.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur drejtuesi i mjetit dhe 2 pasagjerë të cilët ndodheshin në mjetin  tip “Benz”.

Ata u transportuan në Spitalin e Prrenjasit dhe janë jashtë rrezikut për jeten.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.