SHBA, një e treta e të rriturve konsumon ushqime të thata

647
Sigal

Rreth një e treta e popullsisë së rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rreth viteve 2013-2016 ka konsumuar ushqime të shpejta (fast food), citon shtypi vendas.

Në raportin “Konsumimi i ushqimeve të shpejta nga të rriturit në SHBA mes viteve 2013-2016”, të përgatitur nga Qendra Kombëtare e Statistikave Shëndetësore të SHBA-së (NCHS), thuhet se “36,6% e personave mbi moshën 20-vjeçare kanë konsumuar ushqime fast food”.

Në raport thuhet se “konsumimi i ushqimeve fast food është zvogëluar në bazë të moshës. Konsumimi i këtij lloji ushqimi në grupmoshën 20-39 vjeç është 44,9%, te grupmosha 40-59 është 37,7 % dhe te grupmosha mbi 60 vjeç është 24,1%. Raporti thekson se niveli i konsumimit të ushqimeve të shpejta rritet në bazë të nivelit të të ardhurave.

Sipas këtij raporti, meshkujt në vaktet e drekës preferojnë më shumë sesa femrat që të konsumojnë ushqime të shpejta.