Aksident në aksin Korçë-Pogradec, makina përplaset me trafikndarësen

33
Sigal

Një aksident me dëme materiale është regjistruar në aksin rrugor Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Veliternë, ku një automjet ka dalë nga rruga.

Mësohet se në automjet udhëtonin drejtuesi së bashku me një pasagjer të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar gjë. Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë dhe humbja e kontrollit të mjetit. Automjeti duket se paraprakisht ka goditur trafik ndarësen dhe më pas ka përfunduar në një tokë bujqësore disa metra poshtë rrugës.

Pritet që në vendngjarje të mbërrijë policia për të zbardhur shkaqet e aksidentit.