Aksident në aksin Korçë-Pogradec, makina përplas për vdekje këmbësorin

522
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Mësohet se një këmbësor është përplasur nga një automjet në fshatin Pirg të Korçës. Si pasojë e përplasjes shtetasi Dervish Çollaku ka marrë plagë të rënda dhe ka humbur jetën teksa po transportohej në spital.
Sigal