Aksident në aksin Burrel-Klos, plagosen dy persona

25
Sigal

Një aksident është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor Burrel-Klos ku një automjet tip ‘Fiat’ është përplasur me një automjet tip ‘Volksëagen’.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy pasagjer të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Burrelit.

Njoftimi i policisë

Në aksin rrugor Burrel-Klos, shtetasi F.S., duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, është aksidentuar me automjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin H.H.

Si pasojë e përplasjes së mjeteve kanë mbetur të lënduar lehtë dy pasagjer, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Burrelit.

Dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, ndërkoh grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.